Oda për Sigurim Privat organizoi me sukses një tryezë të rrumbullakët – sesion pune me temën:
“Mungesa e fuqisë punëtore: nga sfidë në mundësi, përmes plakjes aktive dhe shfrytëzimit të përvojave pozitive.”
Gjatë këtij aktiviteti u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me mungesën e fuqisë punëtore, me theks të veçantë në rolin e plakjes aktive dhe rëndësinë e përvojës së gjeneratave më të vjetra si një burim i vlefshëm për tregun e punës.
Qëllimi i aktiviteteve të tilla është nxitja e dialogut dhe gjetja e zgjidhjeve të qëndrueshme për një nga sfidat më aktuale të tregut bashkëkohor të punës.













