Kryetari I odes ka të drejta dhe obligimet në vazhdim
– e përfaqëson dhe prezenton Odën
– e cakton mbledhjen e Kuvendit dhe bordit drejtues.
– jep autorizim me shkrim për antarin e bordit drejtues I cili do të udhëheqë me seancën e Kuvendit, në rast të mungesës së k
– zbaton vendimet e Kuvendit.
– zbaton vendimet e bordit drejtues.
– zbaton vendimet e këshillit disiplinor.
– nënshkruan procesverbalin e këshillit drejtues.
– nënshkruan aktet e përgjithshme të odes dhe kryerjen e tyre.
– nënshkruan llogaritë për shpenzimet rrugore në vend dhe jashtë vendit
– organizon shërbimin profesional të Odës
– kujdeset që puna në Odë të kryhet sipas dispozitave ligjore. Statuti dhe aktet tjera të Odës. Përgadit raport për punën e bordit drejtues dhe organeve tjera dhe i dërgon deri në Kuvendin e Odës.
– vendos për angazhimin e personave të jashtëm- eminent kompetent nga lëmitë përkatëse, të cilat marrin pjesë në punësn e këshillit profesional.
– kujdeset për mbrojtjen e reputacionit të Odës dhe të gjithë anëtarëve të saj.
– sjell vendime, urdhëra, udhëzime dhe urdhëresa për sjelljen e vendimeve në Kuvend, bordi drejtues, këshilli disiplinor si dhe zgjidhje nga Ministria e punëve të
– emëron komisionin e verifikimit të mandatit.
Kryen dhe punë të tjera të cilat i janë në kompetencë me ligjin, statutin dhe aktet tjera nënligjore të Odës. Në rast të pamudësisë së kryetarit zëvëndësimin e tij e kryen një antar i bordit drejtues të cilin e cakton kryetari i Odës.
Kryetari i bordit drejtues zgjidhet nga antarët e bordit drejtues me shumicë të thjeshtë nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të bordit drejtues.
Kryetari i bordit drejtues është me mandat 4 (katër) vite, me të drejt rizgjedhjeje.
Votimi per zgjedhjen e kyetarit të bordit drejtues është publik.
Kryetari i Odës mund të shkarkohet nga detyra e kryetarit kundër dëshirës së tij derisa:
– nuk punon në bazë të regullave ligjore .
– nuk respekton dispozitat stautore, vendimet e Kuvendit të bordit drejtues, këshillit disiplinor dhe të njejtat i zbaton ose nuk i zbaton me kohë.
– derisa në kryerjen e punes si kryetar i shkakton dëm material Odës.
– derisa dënohet për vepër penale me paramendim
dhe vendimi bëhet i plotfuqishëm.
Iniciativa për për ndrimin e lryetarit të Odës mund të inicohet më së paku nga dy të tretat e anëtarëve të bordit drejtues ose më së paku 40% e numrit të përgjithshem të anëtareve të Kuvendit
Propozimi pas iniciatives për shkarkim të kryetarit të Odës vërteton bordi drejtues, me dy të tretën e shumicës.
Vendimin për shkarkimin e kryetarit të Odës e sjell Kuvendi i Odës, me dy të tretën e shumices së numrit të përgjithshem të antarëve të Kuvendit.