20.06.2022 – Ministria e Mbrojtjes

Kryetarja e Odës m-gj Verica Mileska Stefanovska realizoi mbledhje pune me Ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska.
Bashkarisht u konstatua se sigurimi privat është segment i rëndësishëm i sistemit të sigurisë së shtetit. U dakordua që në grupin punues për përpunimin e Ligjit për infrastrukturë kritike të kyçet përfaqësues i Odës për sigurim privat në shërbim të qasjes së të gjithë akterëve të sistemit të sigurisë, me qëllim që projekti i ri ligjor të jetë gjithëpërfshirës dhe funksional. U diskutua që të merren parasysh përvojat ndërkombëtare për bashkëpunim më intenziv mes sektorëve të mbrojtjes dhe sigurimit privat që të vjen deri te përdorimi i të gjithë mundësive dhe resurseve konform standarteve të NATO-s dhe BE-së.
Deri në fund të vitit do të nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi mes Akademisë Ushtarake dhe Odës për sigurim privat që të hapen horizonte të reja në edukim, trajnim dhe në resurset njerëzore.
Në fund u konstatua se me anë të bashkëpunimit do të kontribuohet që të ofohet mekanizëm për parandalimin në kohë dhe përballimin me rreziqet e sigurisë dhe sfidat e ardhshme të përgjithshme në shtet.

Leave a Reply