Në organizimin e konferencës nacionale për BashIKmin Europian në Republikën e Maqedonisë së Veriut (KNBE-mk) në kuadër të sesionit të 10 të grupit punues – 4, drejtësi, liri dhe siguri ( kreu 24) u mbajt konferenca online ne të cilën fjalim mbajti sekretari i Odës Mr Sanja Kermetçieva në temën ‘’ Roli i sigurimit privat, në mbrojtje të IK? Në Republikën e Maqedonisë së Veriut’’.
Në paraqitjen u theksua se mbrojtja e infrastruktures kritike paraqet pyetje sensitive, teme e rëndësishme për të gjithë komponentët të sektorit të sigurisë dhe sfidë kryesore për shtetin dhe u theksuan idetë kryesore:
E patjetërsueshme eshtë sjellja e shembullit kryesorë ‘’ mbrojtje e IK’’. Mbrojtja e IK-se duhet të sigurojë funksionim rrjedhës në kushte të rregullta sigurie, nëpërmjet konceptit të preventivës, vlerësim efikas dhe udhëheqje me rrisk të sigurisë, por njëkohësisht paraqet garancion të shkallës së larë të rezistencës dhe ripërtrirje në kushte (lufte, krize, gjendje të jashtzakonshme) kërcënimit të sigurisë.
Sigurimi privat të jetë bartës i mbrojtjes së IK si forma më efikase e mbrojtjes si dhe kontribut të menjëhershëm për fuqizimin dhe rezistencën e objekteve të interesit vital.
Mbrojtja e menjëhershme nevojitet që të përfshinë bashkëpunim të hapur, të plotë dhe të saktë dhe koordinim të të gjitha subjekteve të përfshira, si dhe shkëmbimi i informatave nëpërmjet procedurave të shkruara, të cilat do të dërgojnë në krijim të partneritetit publiko-privat. JPP duhet të jetë kornizë kyçe për implementimin e politikave për mbrojtjen e IK.
Avansim i vyeshëm dhe koherencë të të gjitha segmenteve të mbrojtjes së IK mund të realizohen vetëm me stratgji efektive dhe efikase për mbrojtjen e IK me kornizë rregullatore adekuate.