Oda për sigurim privat e Republikës së Maqedonisë së Veriut është e formuar me 21.06.200, qëllimet themelore të Odës janë: mbrojtja dhe avancimi i kompetencave, profesionalizmit, veprimtarisë si dhe mbrojtje te profesionit.
Oda në rast të autorizimeve publike I kryen detyrat në vazhdim:
- Organizon trajnimin për kryerjen e punës në sigurimin privat.
- Organizon dhënien e provimeve profesionale për kryerjen e sigurimit privat.
- Jep licencë për sigurim privat.
- Jep legjitimitet për sigurim.
- Jep vërtetim në përputhshmëri të Nenit 13 Alinea (1) pika 3 dhe alinea 2 pika 3 dhe Neni 14 alinea 1 pika 3 nga Ligji për sigurim privat.
- Organizon gjuajtje për puntorët për sigurim, me armë zjarri, me të cilat është i armatosur së paku një herë në vjet.
- I sjell aktet e Odës.
- Udhheq evidencat në pajtim me Ligjin.
- Kryen punë tjera të vendosura me këtë Ligj.
Oda i sjell personat juridik, të cilët kryejnë sigurim privat dhe i përfaqëson interesat e tyre.
Të gjithë personat juridik të cilët në sferën e sigurimit privat kryejnë në mënyrë të dhënies shërbime bashkohen në Odën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sigurim privat, për arsyje të mbrojtjes, avancimit, profesionalizmit dhe veprimtarisë për arszje të mbrojtjes së profesionit. Personat juridik të cilët kryejnë sigurimin privat për nevoja personale, mund të bashkohen në Odë.
Oda funksionon në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim qe të sigurohen kryrje sa më të suksesshme të veprimtarisë, sigurimin e pronës dhe individit.