Oda organizoi një trajnim të specializuar për menaxherët me temë “Zbatimi i rregulloreve, procedurave operative, kontrollit të brendshëm dhe menaxhimi i rrezikut të sigurisë”, me qëllim forcimin e rolit, përgjegjësive dhe kompetencave profesionale të kuadrit menaxherial në sektorin e sigurimit privat.
Gjatë trajnimit u theksua se menaxherët në fushën e sigurisë private kanë një përgjegjësi kyçe dhe të drejtpërdrejtë në vendosjen e sistemeve të sigurisë, marrjen e vendimeve operative dhe garantimin që ato të bazohen në ligjshmëri, profesionalizëm dhe standarde të larta profesionale. Një vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së njohurive profesionale dhe kompetencës së tyre si parakusht për menaxhimin cilësor të proceseve të sigurisë dhe përballimin efektiv të rreziqeve në praktikë.
Në kuadër të programit u theksua roli qendror i vlerësimit të rrezikut të sigurisë si parakusht kyç për marrjen e vendimeve lidhur me zbatimin e masave të përshtatshme operative të sigurisë. U nënvizua se një vlerësim cilësor dhe në kohë i rrezikut përbën bazën për planifikimin, organizimin dhe realizimin e aktiviteteve të sigurisë, veçanërisht në kushte të kompleksitetit dhe dinamikës së shtuar të mjedisit të sigurisë.
Gjithashtu, u trajtua tema e përputhshmërisë me kërkesat rregullatore dhe standardet e punës, me fokus të veçantë në zbatimin praktik gjatë sigurimit të tubimeve publike, përfshirë manifestimet muzikore, ngjarjet sportive dhe aktivitete të tjera masive, ku kërkesat për organizim, koordinim dhe përgjegjësi janë dukshëm më të larta.
Një fokus i veçantë i trajnimit iu kushtua edhe çështjeve që lidhen me përgjegjësinë penale gjatë realizimit të veprimtarisë së sigurisë private, me qëllim evidentimin e rreziqeve ligjore, detyrimeve dhe pasojave që rrjedhin nga mosrespektimi i dispozitave ligjore, si dhe rëndësisë së veprimit të qëndrueshëm dhe të ligjshëm në çdo situatë operative.





