Kryetarja e Odës për Sigurim Privat, mr. Verica Mileska Stefanovska, dhe Sekretarja e Përgjithshme, dr. Sanja Kermetçieva, realizuan një takim pune me z. Branko Slak, Kryetar i Shoqatës për Zhvillimin e Sigurisë Private të Sllovenisë.
Në kuadër të takimit u diskutua mbi gjendjen aktuale në sektorin e sigurisë private, si dhe u shkëmbyen përvoja dhe praktika të mira, me theks të veçantë në zbatimin e zgjidhjeve përkatëse rregullatore, në funksion të avancimit të profesionalizmit dhe rritjes së cilësisë në ushtrimin e veprimtarisë së sigurisë private.

