Përfaqësues të Odës për Sigurim Privat dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme morën pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të CoESS, e cila u mbajt më 15 dhe 16 tetor 2026 në Maltë.
Në kuadër të ngjarjes, Gorançe Savovski, kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkëmbeu përvoja dhe praktika krahasuese me kryetarin e CoESS, Vince van Es, dhe drejtoreshën ekzekutive Catherine Piana, me fokus në zgjidhjet bashkëkohore rregullatore për përmirësimin e cilësisë në realizimin e veprimtarisë për sigurim privat.