Në bazë të Programit të punës për vitin 2026, të miratuar në mbledhjen e Kuvendit të mbajtur më 23.03.2026, Oda për Sigurim Privat filloi aktivitetet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Sigurim Privat.
Më 14.04.2026 u mbajtën: takim pune për realizuesit e sigurimit fizik (për shërbime dhe për sigurim vetanak) dhe takim pune për realiyuesit e sigurimit teknik, ku filloi diskutimi për nevojat e ushtruesve të veprimtarisë, sfidat në punë dhe çështje të tjera aktuale lidhur me realizimin e sigurisë private, për të cilat nevojitet rregullim formal-juridik në legjislacion.
Këto takime pune paraqitën një mundësi që realizuesit e veprimtarisë së sigurimit privat të paraqesin propozimet e tyre për avancimin e veprimtarisë, si dhe mundësi për të shqyrtuar drejtimet e zhvillimit të saj dhe mënyrat më të përshtatshme për zbatimin e zgjidhjeve të duhura, të cilat do të jenë në interes si të realizuesve të veprimtarisë, ashtu edhe të interesit më të gjerë shoqëror në fushën e sigurimit privat.



