Në lidhje me fillimin e implementimit të sistemit Qytet i Sigurt më 04.02.2026, përfaqësues të Odës së Sigurimit Privat dhe realizuesit e sigurimit privat patën një takim pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në të cilin morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, Udhëheqësi i Sektorit për Punë të Brendshme Shkup Sasho Topallovski, Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrje Gorançe Savovski dhe këshilltari shtetëror në kabinetin e Ministrit, Vladimir Velkovski.
Në këtë takim pune u konfirmua se do të vazhdojë bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe ofruesve të sigurimit privat, veçanërisht në drejtim të përmbushjes së autorizimeve publike dhe arritjes së qëllimit për sigurim privat efikas dhe në kohë, të bazuar në respektimin e rregullativës dhe praktikave të mira në këtë segment.


