08 – 09.10.2025 – Adria security summit 2025 – Shkup

Më 8 dhe 9 tetor, në Shkup u mbajt edicioni i dhjetë i Adria security summit, si platforma më e rëndësishme rajonale që bashkon të gjithë palët e interesuara të përkushtuara për krijimin e komuniteteve më të sigurta – përfaqësues të institucioneve, ekspertë, kompani, inovatorë dhe profesionistë në fushën e sigurisë dhe teknologjisë.

Si pjesë e Adria security , u mbajt një pjesë e konferencës, në të cilën u organizua një panel i veçantë me titull "Mësimet e nxjerra nga incidenti në Maqedoninë e Veriut", duke theksuar aspektet më të rëndësishme të punës në sigurimit privat, në të cilin panelistë ishin Mr. Verica Mileska Stefanovska, Gorançe Savovski, Prof. Dr. Aleksandra Deanovska Trendafilova dhe Prof. Dr. Zlate Dimovski, dhe moderatore ishte Mr. Sanja Kermetçieva.

Si pjesë e Samitit të Sigurisë Adria, u organizua një seksion panairi, i cili shfaqi arritjet më të fundit teknike në sigurinë, mbrojtjen nga zjarri dhe zgjidhje të tjera të informatikës dhe telekomunikacionit.

Leave a Reply