Nën kujdesin e CoESS – Konfederatës së Shërbimeve Evropiane të Sigurisë, u mbajt konferenca “Technology Meets Security: Shaping the Future of Public Security and Preparedness“. Ky aktivitet mblodhi së bashku ekspertë, institucione dhe inovatorë kryesorë nga Evropa për të diskutuar të ardhmen e sigurisë publike në epokën dixhitale.
Në konferencë mori pjesë edhe Sekretarja e Përgjithshme e Odës, Mr. Sanja Kermetçieva, e cila vazhdoi dhe thelloi bashkëpunimin me partnerët evropianë në fushën e sigurisë.

