Konferencën e organizoi Oda ekonomike e Sërbisë, Shoqata për sigurim privat si dhe shërbime e tjera të lëmisë në Serbi.
Konferenca kishte për qëllim të inkurajonte shkëmbimin e përvojave, praktikave të mira dhe të hapte një dialog midis profesionistëve në fushën e sigurisë private, i cili është një hap i rëndësishëm përpara në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimin e standardeve profesionale në sektor.
Brenda Panelit 1 – “Mbrojtja e Infrastrukturës Kritike: Përvojat, Sfidat, Perspektivat dhe Forcimi i efikasitetit në zbatim”, mbajtën fjalime të rëndësishme: Mr. Verica Mileska Stefanovska – Kryetare e Odë për Sigurim Privat të RMV dhe Mr. Goraço Savovski – Kryetar në komisionin për kontroll dhe mbikëqyrje mbi personat juridik për sigurim privat .
Prezantimet e tyre kishin për qëllim avancimin e qasjeve ndaj mbrojtjes së infrastrukturës kritike, duke identifikuar sfidat dhe mundësitë aktuale për përmirësimin e efikasitetit në këtë fushë strategjike




