Për herë të parë në sektorin privat të sigurisë, me mbështetjen e USAID-it për Maqedoninë e Veriut dhe Strategic Development Consulting, emërohen persona të cilët do t'i përkushtohen promovimit të barazisë gjinore në kompanitë e tyre, ndërgjegjësimit për rolin e grave në sigurinë private dhe do të paqraqes person kontaktues për raportimin e diskriminimit në bazë gjinore në vendin e punës.
Ambasadoret femra për barazinë gjinore kanë përgjegjësi të madhe dhe detyrime të shumta në kompanitë e tyre, por në të njëjtën kohë, ato tashmë janë të lidhura në rrjet dhe do të ofrojnë mbështetje reciproke, ndihmë dhe inkurajim për të arritur qëllimin e shikueshmërisë më të madhe të grave, njohjes së vlerës së tyre avancimin e tyre në kompanitë për sigurim privat.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Forcimi i grave për lidership dhe menaxhim në sigurimin privat- Peperutka” për të cilin Oda ka marrë grant në kuadër të projektit të USAID-it në Maqedoninë e Veriut “Aktiviteti për fuqizimin e ekosistemit afarist” (Business Support Organizations-Champions project), i cili zbatohet nga Strategic Development Consulting

