Oda zgjodhi 10 ambasadore për barazi gjinore, të cilët do të kujdesen për promovimin e barazisë gjinore në kompanitë private të sigurimit në të cilat janë të punësuar, do të jenë mbrojtës në rastet e diskriminimit të punonjësve në bazë të gjinisë, do të investojnë në ndërgjegjësimin e të gjithë punonjësve për barazinë midis grave dhe burrave në vendin e punës, etj. Më 14.11.2024, në Shkup u mbajt takimi i parë i ambasadorëve për barazi gjinore në sigurinë private, ku u dakorduan aktivitetet dhe hapat për veprim të mëtutjeshëm në kuadër të kompanive, Odës, promovimit etj.