➡️ 20 gra të tjera përvetësuan njohuri të reja në fushën e lidershipit dhe menaxhimit, aftësive të komunikimit, menaxhimit të burimeve njerëzore, barazisë gjinore në vendin e punës, balancës punë- jetë, shkrim-lexim financiar dhe dixhital, duke përmirësuar kështu aftësitë e tyre për udhëheqje dhe menaxhment.
Ky trajnim është pjesë e projektit “Forcimi i grave për udhëheqje dhe menaxhment në sigurimin privat- Flutura” për të cilin Oda ka marrë grant në kuadër të projektit të USAID-it North Macedonia “Aktiviteti për fuqizimin e ekosistemit afarist” (Business Support Organizations-Champions project), të cilin e implementoi Strategic Development Consulting