03 – 04.09 dhe 11-12.09.2024 – TRAJNIM PËR LIDERSHIP DHE MENAXHMENT PËR GRATË NË SIGURIMIN PRIVAT

Oda për Sigurim Privat organizoi trajnim dyditor për Lidership dhe Menaxhim për gratë në sigurimin privat.

Qëllimet e trajnimit:

– marrjen e njohurive për lidership dhe menaxhim dhe
– emërimi i ambasadoreve femra për barazinë gjinore në sigurimin privat.

Datat e planifikuara për zhvillimin e trajnimeve janë 3-4 shtator 2024. dhe 11-12.09.2024 në ambientet e Odës, dhe do të mbulojnë 6 lëndë: bazat e lidershipit dhe menaxhimit, aftësitë komunikuese, menaxhimin e burimeve njerëzore, barazinë gjinore në vendin e punës në sigurimin privat, ekuilibrin mes punës dhe jetës, edukimin financiar dhe edukimin dixhital.

Pjesëmarrja është falas, vetëm për 40 gra nga kompanitë private të sigurimit, anëtare të Odës

Trajnimi për lidership dhe menaxhim për gratë në sigurimin privat është pjesë e iniciativës "Forcimi i grave për udhëheqje dhe menaxhim në sigurimin privat – FLUTURA", për të cilën Oda mori mbështetje granti në kuadër të projektit të USAID-it në Maqedoninë e Veriut "Aktiviteti për forcimin e ekosistemit të biznesit" Organizatat për Mbështetjen e Biznesit – Projekti Champions), zbatuar nga Strategic Development Consulting.

Leave a Reply