“Dita e sotme Portokalli” shënohet nga mesazhi i z. Eduardo Cobas, President i Organizatës Spanjolle të Sigurisë Private dhe President i Komitetit të Dialogut Social në KOES-Konfederata e Shërbimeve Evropiane të Sigurisë Private. Në kuadër të projektit “Pëllëmba portokalli – të bashkuar në aktivitet kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, ne mbetemi të përkushtuar ndaj misionit të shkëmbimit të mesazheve që synojnë ata që kryejnë veprimtarinë e sigurimit privat, me të cilat tentojmë të ndikojmë në rritjen e ndërgjegjësimit për zero tolerancë ndaj dhunës me bazë gjinore.