Në Zagreb në organizim të Odës Kroate të mbrojtjes u mbajt Konferenca Ndërkombëtare “MBROJTJA PRIVATE 2024”, organizuar nga Shoqata Kroate e Mbrojtjes. Kryetarja e Odës për sigurim privat të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mr. Verica Mileska Stefanovska, mori pjesë në panel diskutim me temë industria private e sigurisë në BE dhe Evropën Juglindore. Sekretarja e Përgjithshme e Odës për sigurim private të RMV-së , mr. Sanja Kermetçieva, me pjesëmarrjen e saj në këtë Konferencë Ndërkombëtare, prezantoi aktivitetet e Odës në fokus të projektit "Pëllëmba portokalli – të bashkuar në aktivizmin kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave".