Ditët e Sigurisë Private 2023 i kushtohen projektit "Pëllëmba portokalli,, – të bashkuar në
aktivitetin kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave".
Projekti Pëllëmba portokalli ka të bëjë me bashkimin efikas dhe efektiv të sektorit privat të
sigurisë në aktivitet për të rritur ndërgjegjësimin kundër dhunës në bazë gjinore dhe për të
dërguar një mesazh të fortë dhe të qartë të zero tolerancës ndaj çdo forme të dhunes. Qëllimi
është informimi i duhur i realizuesëve në sektorin e sigurisë private për të gjitha format e dhunës
në bazë gjinore, për stereotipet dhe paragjykimet gjinore në lidhje me sigurinë private, me
synimin për të kapërcyer barrierat gjinore dhe të gjitha sfidat me të cilat përballen punonjësit.
Më datë 06.12.2023 u organizua aktiviteti "Feniniksi portokalli" ku personat juridikë të
shërbimeve private të sigurisë që japin kontribut në Odë, nënshkruan dhe promovuan hapur dhe
publikisht një Deklaratë që dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe se në
punën e tyre do të angazhohen për:
– Krijimin e sektorit privat të sigurisë dhe komunitet pa dhunë me bazë gjinore,
– Forcimi i kapaciteteve vetanake dhe njerëzore për njohjen dhe parandalimin e dhunës ndaj
grave dhe vajzave.
– Pjesëmarrja dhe mbështetja e fushatave dhe programeve ndërgjegjësuese, apo formave të
tjera të edukimit.
Promovimi i shembujve cilësorë të tolerancës zero ndaj dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe
llojeve të tjera të dhunës.
Në këtë kuptim, kompanitë private të sigurisë shprehin hapur gatishmërinë e tyre për të
iniciuar ndryshime në kulturën organizative dhe aktivitete mbrenda kompanive në drejtim për
tolerancë zero për çdo formë dhune.
Kjo do të reflektohet tek punonjësit, në vendin ku kryhet shërbimi, pra klientët dhe në
komunitet në përgjithësi.