Sot është "DITA PORTOKALLI" dhe kjo do të thotë se në kuadër të projektit "Pëllëmba portokalli,, –
të bashkuar në aktivitet kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave" po ndajmë mesazhin e Dr. Vesna
Poposka, Dekane e Fakultetit Juridik në Universitetin Ndërkombëtar Vision, Gostivar. .
“Me ratifikimin e Konventës së Stambollit dhe miratimin e Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtje nga
Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, sistemi juridik kombëtar filloi të njohë Dhunën në bazë
gjinore si një përgjegjësi e përbashkët e të gjithë bartësve të pushtetit publik, përfshirë kompanitë
private të sigurimit, të cilat janë gjithashtu të pranishëm si siguri fizike në hapësirat publike.
Detyrimi për t'i kushtuar vëmendjen e duhur ose zellit të duhur dhe ndërgjegjësimit për ekzistencën
e problemit, si dhe nevoja për të thyer stereotipet, për të ndihmuar dhe pranuar viktimat, por mbi të
gjitha, parandalimi i një "kronike të zezë" janë vetëm pjesë e fushatës ,,Pëllëmba portokalli,, të Odës
Private për Siguri, e cila hapi historinë e 16 ditëve kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave gjatë gjithë
vitit si një temë aktuale e vazhdueshme dhe ky aktivitet është më se i vlefshëm për t'u mbështetur
dhe për t'u ndarë."