Kryetarja e Odes të RMV-së për sigurim privat m-r Verica Mileska Stefanovska mori pjesë në takimin e punës për përpilimin dhe krijimin eStrategjisë Ncionale të zhvillimit, në të cilën morën pjesë përfaqësues nga oda e ekonomisë në RMV-së si dhepërfaqësues të grupës punuese.
Në takim ishin të njoftuar me të arriturat e deritanishme në procesin e përgatitjes së SNZH, ku u bisedua për hapat e ardhëshme të procesit nga korniza e propozuar dhe kriteret për zgjedhjen e zonave strategjike në kuadër të strategjive.
Zëvendës kryetari i Qeverisë përgjegjës për ceshtje ekonomike, koordinim me resoret ekonomike dhe investime z. Fatmir Bytyqi, hapi takimin me fjalimin hyrës, ku dha ide për periudhën e ardhëshme në procesin e përgatitjes të Strategjisë Nacionale për zhvillim.
Ky project i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u perkrah nga Fondi për qeverisje të mire të ambasadës së Britanisë në Shkup dhe Ministrisë së Finansave të Republikës së Sllovakisë.Procesi i krijimit SNZH-së u realizua në partneritet me Zyrën e Koordinatorit të perhershëm të Kombeve të Bashkuara si dhe programën për zhvillimin të Kombeve të Bashkuara.
Dokumenti final pritet të jetë i gatshëm deri në fund të vitit 2023 dhe nëpërmjet të SNZH-së të hartohen sfidat e deritanishme të shoqërisë dhe të ndërtohen kapacitete të përshtatshme, me qëllim shteti të jetë i përgatitur dhe të mund të ballafaqohet me ato sfida.