07.04.2023-,,Sigurimi privat dhe sistemi mbrojtjes dhe sigurisë, mundësi të ardhshme dhe bashkëpunim’’ Forumi mbrojtjes 2023, Shkup

Programi për forumin e parë të mbrotjes 2023 përfshiu 5 panel diskutime në mes të cilave panel i veçantë i titulluar ,,Sigurimi privat dhe sistemi mbrojtjes dhe sigurisë, mundësi të ardhshme dhe bashkëpunim’’.

Moderator i panelit për sigurim privat ishte m-gj Sanja Kermetqieva, ndërsa panelistë ishin: Prof d-r Jasmin Ahiq, Dekan në Fakultetin e Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Sigurisë në Sarajevë, m-gj Verica Mileska Stefanovska, Kryetarja e Odës për sigurim privat, Prof d-r Aleksandra Deanoska Trendafilova, Fakulteti Juridik ,,Justinian I’’ Shkup dhe Prof d-r Oliver Bakreski, Pro-dekan i Fakultetit Filozofik, Shkup.

Në këtë panel u tregua rëndësia dhe roli i sigurimit privat veçanërisht në mbrojtjen e infrastrukturës kritike, u qartësua roli i Odës për sigurim privat në propozimin e Ligjit për infrastrukturë kritike, nevoja për investimin e kualitetit në veprimtari, sfidat e bashkëpunimit mes sigurimit publik dhe privat etj.

Leave a Reply