07.04.2023 – Forumi i mbrojtjes 2023, Shkup

Në korniza të Forumit të mbrojtjes 2023, të cilin e organizoi Ministria e Mbrojtjes me rast të anëtarësimit në NATO u theksua nevoja për reformë dhe përforcim të sistemit të mbrojtjes, duke llogaritur dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike, menaxhmenti i krizave, struktura civile etj.

Fjalim solemn patën: Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Pertrovska, Ambasadorja e SHBA-ve Anxhela P. Ageler, Sekretari Gjeneral i NATO-së Jens Stoltenberg ( kyçje me video); Drejtori i fondacionit Konrad Adenauer Daniel Braun dhe Kryetarja e Odës për sigurim privat m-r Verica Mileska Stefanovska.

Kryetarja e Odës për sigurim privat m-r Verica Mileska Stefanovska theksoi rëndësinë e sigurimit privat në mbrojtjen e infrastrukturës kritike, e cila është e interesit vital për secilin shtet, por njëherazi dhe ndikimin më të gjërë, regjional për shkak të ndërlidhjeve dhe mundësisë për domino efekt. Njëherazi, theksoi se sektori për sigurim privat do të investon edhe në avansimin dhe rritjen e kualitetit të mëtutjeshëm.

Programi për forumin e parë të mbrojtjes 2023 përfshiu 5 panel diskutimem mes të cilave edhe panel i veçantë i titulluar ,, Sigurimi privat dhe sistemi mbrojtjes dhe sigurisë, mundësi të ardhshme dhe bashkëpunim’’.

Rendi i ditës >>>

Leave a Reply