Më datë 08.03,2023 në hapësirat e qendrës për trajnim pranë Ministrisë për Punë të Brendshme u mbajt mbledhje e rregullt e Kuvendit të Odës për sigurim privat.
Në mbledhjen e mbajtur ku fjalën mori Lidija Petrova Mojsovska, kryeshefe sektorit për armë, eksplozive dhe materie të rrezikshme, agjencioneve për sigurim dhe veprimtarisë për detektiv pranë departamentit për çështje civile të Ministrisë së Punëve te Brendshme. Kryeshefja Petrova Mojsovska para të pranishmëve në Kuvend e prezantoi punën e propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim për armë.
Në këtë rast kryeshefja Petrova Mojsovska veçanërisht porositi që deri më datë 04 06 2023 të gjithë qytetarët dhe subjektet private kanë obligim ti zëvendësojnë lejet për posedim armësh, autorizim për armëmbajtje të dhëna deri më datë 31.12.2023. Kryeshefja qartësoi se kërkesën për ndërrim të lejeve të deritanishme mund ti gjejnë në web faqen; mojgov.mk në dikasterin për armë, eksploziv dhe materie të rrezikshme. Për kërkesat për ndërrim duhet tu bashkangjitet : dokumenti i vjetër, dokument për identifikim ( letërnjoftimi dhe llogaria rrjedhëse), armë në inspektim dhe fletëpagesë për taksat administrative ( me kartelë ose fletëpagesë).
Kryeshefja Petrova Mojsovska para të pranishmëve në Kuvendin e Odës, i’u drejtua në emër të Veton Kranlijevski, kryetar i Komisionit për Kontroll dhe Mbikqzrje për punën e Odës dhe personave privat të cilët kryejnë sigurim privat dhe njëherazi si anëtar të komisionit të njejtë prezantoi punën e Odës në marrdhënie me lejet e dhëna dhe të marrura për sigurim privat, si dhe kontrolle të realizuara në vitin 2022.
Në mbledhjen e Kuvendit fjalim të saj kishte dhe prof. d-r Marjan Gjurovski kryetar i Komitetit MKD NATO 2030 nga Ministria e Mbrojtjes dhe prezantoi punën e nënkomiteteteve për përgaditjen e draft akteve për: Ligji për infrastrukture kritike; Ligji për menaxhim krizash si dhe Strategjia Nacionale për sigurim
Në pjesën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit u miratuan: Raport për aktivitetet gjithëpërfshirëse dhe punën e Odës për vitin 2022: Raport financiar të Odës për vitin 2022 si dhe miratimin e llogarisë përfundimtare për vitin 2022 si dhe Programi për punë për vitin 2023.