Në periudhën prej 20 deri më 22.02.2023. Kryetarja e Odës për sigurim privat të RMV-së Verica Mileska Stefanovska e udhëhoqi delegacionin maqedonas i përbërë prej prof. d-r Marjan Gjurovski kryetar i Komitetit MKD NATO 2030 në Ministrinë e Mbrojtjes së RMV-së dhe prof. d-r Oliver Bakreski anëtar i Nënkomitetit për menaxhim krizash në Ministrinë e Mbrojtjes në vizitë punë në konferencën për sigurim privat dhe Drejtorinë për Mbrojtje Civile të R. Së Sllovenisë.
Në kuadër të projektit MKD NATO 2030 dhe për nevojat e proçesit reformues i cila shpërfaqet përmes tij, në të cilin përveç organizatave të shumta si dhe kuadrit akademik, participojnë dhe përfaësues së Odës për sigurim privat të RMV-së , delegacioni maqedonas realizoi vizitë pune pune në konferencën sllovene për sigurim privat dhe Drejtorinë për Mbrojtje Civile më saktësisht qendrën edukative për mbrojtje civile në Ministrinë e Mbrojtjes së R. Së Sllovenisë.
Përfaqësuesit maqedonas u pranuan nga Sekretari Shtetëror i MB së RS y. Rudi Medved dhe Drejtori i Drejtorisë y. Leon Behin. Mes tjerash në takim u diskutua për vendosjen dhe funksionimin e sistemit për mbrojtje të infrastrukturës kritike në korniza të Ministrisë së Mbrojtjes. Vizita u rrumbullakësua me takimin e punës me y. Branko Sllak kryetar i onferencës për zhvillimin e sigurimit privat slloven ku u diskutua për përvojat pozitive prej bashkëpunimit ndërinstitucional të sigurimit publik dhe privat dhe rolin e sektorit privat të sigurimit në sistemin e mbrojtjes nacionale.