Me rasin e 20 vjetorit të themelimit to Odës për sigurim pirvat të RMV-së dhe etablimit të sigurimit privat si veprimtari profesionale, e standardizuar si dhe pjesëmarrës aktiv në sistemin e sigurimit nacional, Oda ndau mirënjohje për Prof d-r Zlate Dimovski për kontributin e tij të vazhdueshëm për përmirësimin dhe thellimin në dituritë dhe aftësitë e ushtruesëve të kësaj veprimtarie me autorizimet publike.
Prof d-r Dimovski ekspertizën e tij e bazoi në disa vepra të shkruara – manual praktike të cilat ju përgjigjen nevojave aktuale të veprimtarisë dne paraqesin përgjigje relevante të rreziqeve dhe kërcënimeve bashkëkohore si dhe sidave të sigurisë, siç janë Manual për sigurimin e transportit dhe transportimin e parave dhe gjësendeve tjera me vlerë; Sigurimin e individëve dhe objekteve; Mbrojtje gjatë sulmeve terroriste. Në të njejtën kohë, Prof d-r Dimovski i ndanë dituritë e tij dhe përvojat praktike me ushtruesit e veprimtarisë për sigurim privat nëpërmjet aplikimit të trajnimeve të specializuara.