Me rastin e jubileut të 20 vjetorit të formalizmit dhe themilimit të sigurimit privat në shtetin tonë Oda për sigurim privat ndau mirënjohje për Prof Oliver Bakreski, i cili është mbështetës aktiv e përparimit dhe avancimin në sektorin e sigurimit privat, bashkëpunëtor shumëvjeçar i Odës dhe vizioner për ndërtimin e sigurimit privat në një sferë pofesionale dhe bashkëkohore.
Profeori Bakreski me mendimet e tij kritike të balansuara, të mbështetura në teori dhe të bazuara në gjendjet dhe nevojat reale, përfaqëson gjeneratorë të ideve progresive për zhvillimin e sigurimit privat, ndërsa kontributi thelbësisht njihet në angazhimin e tij të vazhdueshëm për krijimin e literaturës profesionale, e cila do të len gjurmë të përhershme për gjeneratat e tashme, por edhe të ardhshme, ushtrues të sigurimit privat, gjithashtu edhe për opinionin më të gjërë akademik dhe shkencor.
Ekspertiza shkencore dhe akademike e Prof d-r Bakreski është bazë në publikimet vijuese të Odës: Sigurimi privat- koncepti dhe teoria; Sistemi i sigurimit të korporatave; Planifikimi dhe përqindja e rrezikut; Sigurimi në prizmin e sigurimit privat; Sektori i sigurimit privat në Europën juglindore dhe pjesë në fushën e mbrojtjes së infrastruktures kritike në RMV.