20.10.2021 – Ndarja e mirënjohjes për Prof. d-r Aleksandra Deanoska Trendafilova

Me rastin e 20 vjetorit të funksionimit të rregulluar me ligj të sigurimit privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Oda për sigurim privat ndau mirënjohje për Prof d-r Aleksandra Deanoska Trendafilova për kontribut të veçantë dhe bashkëpunim të sukseshëm.
Profesionalizmi, ekspertiza dhe përgjegjësia e veprimtarisë për autorizime publike çdoherë kërkon qasje interdisiplinore dhe manifeston diskurs holistik në përparimin e aftësive dhe kompetencave të të punësuarve.
Prandaj, sektori privat i sigurisë në shtetin tonë si bashkëpunëtor ekspert të saj, këshilltar dhe korrektues në funksion të ofrimit të kualitetit maksimal në punë e cilëson Prof d-r Aleksandra Deanoska Trendafilova, e cila realizoi kontribut të menjëhershëm për veprimtarinë, në veçanti nëpërmjet: përgaditjes së Komentimit të Ligjit për sigurim privat, pjesëmarrja në projektin ,, Sigurimi i shtepisë,, dhe projektin ,,Train Brain Soft,, për zhvillim të aftësive të të punësuarve në sigurimin privat, si dhe pjesëmarrje në debate të shumta, trajnime të specializuara dhe forume të ndryshme për shkëmbim të diturive dhe eksperiencave në aspiratat për përparim të veprimtarisë për sigurim privat.

Leave a Reply