Takimi i punës u realizua si kontinuitet të bashkpunimit mes sektorit të sigurimit publik dhe atij privat, në funksion të përparimit të komunikimit dhe koordinimit me rast parandalimin në sigurinë e qytetarëve.
Në takim ishte theksuar nevoja që në mënyrë aktive dhe të zgjuar të bëhet identifikimi i gjendjes dhe aktiviteteve në kushte të frekuentimit të shtuar të qytetarëve me rastin e festave të fundvitit, vecanërisht në kushte të protokollit të zmadhuar, kufizimit dhe masave të përcaktuara për shkak të virusit Korona kovid 19.
Sigurimi privat ka vendosur komunikim direkt dhe bashkpunim mes stacioneve policore në rajonin e Qytetit të Shkupit, si dhe koordinim të ngushtë me zyrtarët policorë në teren, në lidhje me pranimin e autorizimeve publike.