31.03.2021 Seanca e rregullt e Kuvendit

Në pajtim me statutin e Odës së RMV-së për sigurim privat në 31.03.2021 në hapësirat e qendrës për trajnim të Ministrisë së Punëve të Brendshme u mbajt seancë e rregullt e Kuvendit të Odës.
Përskaj rendit formal të ditës në seancën e Kuvendit morën pjesë Lidija Petrova Mojsovska anëtare e Komisionit për mbikqyrjen e punës së Odës dhe personave juridik për sigurim privat, pranë MPB-së, me raport për kontrollet e kryera, dhe mbikqyrjes nga ana e MPB-së janë sjellë rregulla dhe u konstatuan kundervajtje për muajin Mars 2021.

Për më tej, Oda për sigurim privat nënshkruajti marrëveshje për bashkëpunim me Bashkësinë e Odave Ekonomike të Maqedonisë, me çka kryetarja e Odës për sigurim privat m-r Verica Mileska Stefanovska paraqiti nevojën për lidhjen dhe rrjetëzimin për shkak të përfaqësimit të sigurimit privat në segmentin ekonomik të shoqërisë. Kryetarja e Bashkësisë së Odave Ekonomike të Maqedonisë, Danela Arsovska u shpreh se anëtarët e Bashksisë së Odave Ekonomike kanë nevojë për përdorimin e shërbimeve të sigurimit privat dhe në atë domen me marrëveshjen për partneritet strategjik do të iniciohen disa evente për lidhshmëri reciproke dhe benefit të dyfishtë.

Leave a Reply