Kryetarja e Odës për sigurim privat, ishte pjesëmarrëse në seancën jubilare “20 vite NAFTSO” në në Sofi, R. e Bullgarisë dhe e uroi këtë jubile të rëndësishëm: 20 vite egzistencë dhe punë në Asociacionin nacional të firmave për sigurim tregtarë dhe mbrojtje të Republikës së Bullgarisë.
Njëherit, Kryetarja deklaroi se Oda për sigurim privat dhe NAFTSO janë bashkëkohanik, me ambicije dhe sfida të përafërta si në nivelin nacional dhe në planin ndërkombëtar si anëtar të konfederatës Europiane për shërbime në sigurim privat KOES.
Në kushte të ndryshimeve demografike, zhvillimit teknologjik, kërcënime dhe rreziqe për sigurinë, veçanërisht është shquar roli dhe funksioni i sigurimit privat si partner pjesëmarrës në sistemet e sigurisë në çdo shoqëri moderne. Në të njejtën kohë, evidente është pozicioni i mbrojtjes private si partner strategjik i të gjithë palëve të interesuara të sigurisë publike me themelimin e baashkëpunimit publiko-privat, e ndërtuar në mekanizëm modern për komunikim dhe koordinim efikas me qëllim kryesor për garantimin e sigurisë së përgjithshme për të gjithë qytetarët.
Prandaj, theksohet nevoja për investim intenziv për rritje dhe zhvillim të veprimtarisë, bashkëpunim me palët relevante në sektorin e sigurisë dhe tendencë e vazhdueshme për profesionalizim të sigurimit privat.