Mbrojtja e të dhënave personale
Oficeri për mbrojtjen e të dhënave personale
m-r Sanja Kermetcieva, Sekretare
email – sanjak@obezbeduvanje.org.mk
tel. 070-330-680
POLITIKA E PRIVATËSISË
Kjo politikë për privatësi jep informata të përgjithshme për përpunimin e informatave personale nëse vizitoni faqen tonë të internetit ose përdorni ndonjërën nga shërbimet tona administrative përmes së njejtës.I mbledhim vetëm ato të dhëna personale të cilat janë të patjetërsuseshme për ti realizuar punët dhe autorizimet tona juridike.
Kontrollues i përmbledhjes së të dhënave personale
Kontrolluesi i të dhënave personale është Oda e RMV-së për sigurim privat( në tekstin në vijim:Oda për sigurim privat), me adresë rr. 50 Divizija nr.34 Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Oda për sigurim privat është subjekt i pavarur në të cilin të gjithë personat juridik të cilët aktivitetin e sigurimit privat e kryen në mënyrën e dhënies së shërbimeve bashkohen për shkak të mbrojtjes dhe avansimit dhe profesionalizmit dhe veprimtarisë dhe për shkak të mbrojtjes së profesionit. Personat juridik të cilët ushtrojnë sigurim privat për nevoja personale mund të bashkohen në Odë.
Oda për sigurim privat në cilësinë e autorizimeve publike i kryen punët në vazhdim: organizon fuqizimin për kryerjen e punëve në sigurimin privat, organizon provimet profesionale, jep legjitimacione për sigurim; jep vërtetime në pajtim me nenin 13 alinea (1) pika 3 dhe neni 2 pika 3 dhe neni 14 alinea (1) pika 3 e Ligjit për sigurim privat; organizon gjuajtje për puntorët për sigurim, me armë zjarri me të cilën janë të armatosur më së paku një herë në vit sjell; akte të Odës; udhëheq evidenca në bazë të ligjit dhe kryen punë tjera të përcaktuara me ligj
Të dhënat personale përpunohen sipas dispozitave të Ligjit për mbrojtje të të dhënave personale.
Cilat të dhëna i grumbullojmë
Mund ti grumbullojmë të dhënat e lidhura me kategoritë e individëve në vijim:
• Aplikantët e autorizimeve publike ( aftësimi i kandidatëve, dhënia e provimit profesional, licensa, legjitimacioni, kontrollim i gjuajtjes etj. Autorizime publike në pajtim me Ligjin për sigurim privat). Këto kërkesa/raporte përmbajnë informacione për identitetin e paraqitësit të kërkesës dhe informacionet personale, në pajtim me Ligjin për sigurim privat.
• Personat të cilët paraqesin kërkesa deri tek oda për sigurim privat në këto raste kjo mund të përfshin dhe informacione personale të kontrolluesit dhe oficerit për të dhënat personale të kontrolluesit. Këto të dhëna kanë vëllim të kufizuar dhe janë ngushtë të lidhura me autorizimet publike dhe aktivitetet personale të Odës për sigurim privat.
• Personat të cilët kërkojnë qasje deri tek informatat me karakter publik në bazë të Ligit për qasje të lirë deri te informatat e karakterit publik për të përpunuar kërkesa për qasje deri te informatat nga aplikantët kërkohet të dorëzojnë të dhëna të caktuara në baze të Ligjit për qasje të lirë deri tek informagtat e karakterit publik.
• Pjesëmarrës në trajnime, konferenca dhe ngjarje– të dhënat personale me qëllim të zbatimit të trajnimeve dhe ngjarjeve të organizuara nga Oda për sigurim privat.
• Regjistrat e serverit
Ueb faqja e Odës përdor regjistrat e serverit me IP adresë per ti përmisuar kualitetin e ueb faqes. IP adresa për vetëveten nuk është e mjaftueshme për të identifikuar ndonjë person, por mund të shfrytëzohet për atë në kombinim me të dhëna tjera si evidencë nga interneti furnizues para hulumtimit të veprave penale.
Përdorimi i biskotave (cookies)
Ueb faqja e Odës shfrytëzon biskota, të cilat nuk mundësojnë qasje deri tek të dhënat personale nga pala e tretë.
Anëtarët tano ose bashkëpunëtorët mund të shfrytëzojnë biskotat e tyre të cilat Oda nuk i kontrollon dhe distancohet nga keqpërdorimi i mundur i të dhënave personale të mbledhura nga biskotat nga ueb faqet tjera.
Kategoritë e të dhënave të cilat përpunohen
Të dhënat të cilat përdoruesit vullnetarisht i dorëzojnë: të dhënat personale të cilat i mbledhim nga vizita juaj në ueb-faqen tonë; janë ato të cilat ju vetë në mënyrë vullnetare i dorëzoni për qëllime konkrete, të cilat na mundësojnë që ne të veprojmë, siç janë: parashtrim i pyetjeve ose mendim për pyetje të ndryshme nga sfera e sigurimit të personave dhe pronës, sigurimi i informatave kthyese, aplikimin e kërkesave dhe iniciativave ose autorizimeve tjera publike të Odës për sigurim privat.
Oda për sigurim privat mund të mbledh mund të grumbullon disa nga kategoritë në vijim; emri dhe mbiemri, adresa, kontakt telefoni, faks, e-mail.
Si i mbledhim të dhënat personale ?
Të dhënat personale i mbledhim nga kanale të ndryshme, përfshirë ;
• Nëpërmjet e-mailit: info@obezbeduvanje.org.mk ; sanjak@obezbeduvanje.org.mk
• Nëpërmjet dorëzimit personal të : kërkesës për kualifikim, paraqitjes së provimit, kërkesës për licensë, kërkesës për legjitimacion, kërkesës për gjuajtje të kontrolluar, kërkesë për marrjen e vërtetimit etj. Konform autorizimeve publike, në bazë të Ligjit për sigurim privat ose parashtresave tjera.
• nëpërmjet postës
• nëpërmjet faksit
Kategoritë e shfrytëzuesve të të dhënave personale
Aktivitetet në përpunimin e të dhënave personale kryhen nga ana e të punësuarve përgjegjës për aktivitetet përkatëse.
Oda nuk i shpërndanë të dhënat e juaja ndaj personave të tretë, përveçse me kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gjyqit, policisë ose organeve tjera për kryerjen e obligimeve të tyre të caktuara, dhe vetëm nëse egziston bazë ligjore për to.
Koha për ruajtjen e të dhënave të mbledhura
Të dhënat e mbledhura ruhen në pajtim me ligjin dhe dhe periudhën e duhur për përpunimin dhe janë të vërtetuara në ( raportin) me afate të ruajtjes së të dhënave personale në Odën për sigurim privat.
Cilat janë të drejtat tuaja?
Të drejtat tuaja në raport me përpunimin të të dhënave personale janë: të jeni të informuar për përpunimin e të dhënave personale; të drejtën për qasje deri tek të dhënat personale ; të drejtën për korrigjim dhe fshirje të të dhënave personale ; të drejtën për kufizim të përpunimit të të dhënave personale; të drejtën për ankesë.
Për informata më të detajuara ose për realizimin e të drejtave tuaja për mbrojtjen e të dhënave personale, mund ta kontaktoni oficerin tonë për mbrojtjen e të dhënave personale m-r Sanja Kermetqieva në linkun në vijim: sanjak@obezbeduvanje.org.mk
Të drejtën për paraqitjen e kërkesës deri tek Oda për sigurim privat
Nëse cilësoni se Oda për sigurim privat gjatë përpunimit të të dhënave tuaja personale i shkel dispozitat ligjore për ruajtjen e të dhënave personale, mund të paraqitni kërkesë deri tek Oda e sigurimit privat ose në pajtim me Ligjin e të dhënave personale.
Ndryshimi i të politikës së privatësisë
Politika e privatësisë rregullisht do pësojë ndryshime dhe plotësohet varësisht ndryshimeve të caktuara dhe aktiviteteve.
Linqet deri tek ueb-faqet tjera
Ueb-faqja e Odës përmban linqe (lidhje) deri tek faqet tjera. Oda nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të linqeve të caktuara. Oda nuk mban përgjegjësi për çfardo lloj mbartje të të dhënave të cilat ndodhin në faqen me të cilën ka link (lidhje). Vendosjen e linkut (lidhjes) në asnjë rast nuk do të thotë që Oda përkrahë ose pranon qëndrimet dhe pikëpamjet të paraqitura në ato faqe.
Lirimi nga përgjegjësia
Oda nuk pranon asnjë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara për përfundimin e marrëveshjeve, udhëheqjen e procedurës gjyqsore etj. derisa dëmi është shkaktuar për shkak të përdorimit ose për shkak të pamundësisë së përdorimit të ueb-faqes ose për shkak të vendimit i cili është marrë si rezultat i vizitës deri tek ueb-faqja.
Materialet të cilat janë të paraqitura në ueb-faqen e Odës, me përjashtim të rregullores, përfaqësojnë pikpamjet tona, qëndrimet dhe gjendjen momentale, të njejtat nuk janë këshilla ligjore ose profesionale dhe për interes të çdo lëmie konkrete, formalisht i drejtoheni Odës.