26.03.2026 – Konferenca ndërkombëtare “Siguria Private 2026”, Zagreb, Kroaci

Kryetarja e Odës për sigurim privat, mr. Verica Mileska Stefanovska, sekretarja e përgjithshme mr. Sanja Kermetçieva, kryetari i Komisionit për kontroll dhe mbikëqyrje pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gorançe Savovski, si dhe shefi i SPB Shkup, Sasho Topallovski, morën pjesë në konferencën ndërkombëtare “Siguria Private 2026”, e cila u mbajt më 26.03.2026 në Zagreb, në organizim të Hrvatski ceh na zashtitari.Kryetari i Komisionit për mbikëqyrje pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gorançe Savovski, mori pjesë në panel-diskutimin me temë: “Industria e sigurimit privat në sistemin e sigurisë kombëtare”, ku u theksua nevoja për integrim dhe bashkëpunim ndërmjet sektorit privat dhe atij publik në ruajtjen e sigurisë dhe mbrojtjen e personave dhe pronës në shoqëri.

Leave a Reply