Më 23.03.2026, në Qendrën për trajnim të MPB-së në Idrizovë u mbajt mbledhja e rregullt e
Kuvendit të Odës për Sigurim Privat, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të personave juridikë që
ushtrojnë veprimtari të sigurimit privat, për shërbime të sigurimit fizik dhe teknik, si dhe për
nevoja vetanake.
Në mbledhje u miratua raporti për punën në vitin 2025, që përfshin ushtrimin e kompetencave
publike dhe aktivitetet e realizuara për avancimin e profesionalizmit dhe ekspertizës në këtë
veprimtari, si dhe raporti financiar për vitin 2025 i paraqitur nga Bordi Mbikëqyrës. Gjithashtu,
u miratua edhe Programi i punës për vitin 2026, i cili është i orientuar drejt forcimit të
bashkëpunimit me institucionet kompetente, përmirësimit të kornizës ligjore dhe ngritjes së
standardeve profesionale në këtë fushë, me aktivitete të planifikuara për trajnime profesionale,
organizimin e ngjarjeve të rëndësishme dhe thellimin e bashkëpunimit me institucionet
arsimore dhe shkencore, si dhe aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e sigurimit
privat tek subjektet ekonomike.






