Tema kryesore e takimit të punës ishte: “Sfidat në funksionimin e personave juridikë për sigurim teknik”. Në takim morën pjesë: Kryetari i Komisionit për kontroll mbi sigurimin privat, Gorançe Savovski, dhe inspektori nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Zhivko Stavreski. Si aspekte veçanërisht të rëndësishme të veprimtarisë së sigurimit teknik u theksuan: kryerja e video-mbikëqyrjes, rrethanat specifike lidhur me pajisjet teknike për detektim dhe sinjalizim të zjarrit, detyrimet ligjore në pjesën e sistemeve stabile për zbulim të hershëm të zjarreve, furnizimet publike për sigurim teknik, etj. Ky takim pune nxiti një diskutim konstruktiv dhe përfundime konkrete, ku u theksua nevoja për:harmonizimin e legjislacionit, dhe koordinimin ndërmjet institucioneve kompetente,me qëllim të funksionimit efikas të personave juridikë për sigurim teknik, në përputhje me veprimtarinë, kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre.

