08.10.2025 – Akademi Solemne, 25 vjet Oda për Sigurim Privat Hotel Aleksandar Palas, Shkup

Siguria është një përgjegjësi e përbashkët e institucioneve të sistemit, kompanive dhe njerëzve në komunitet, të cilët besojnë në nderin, profesionalizmin dhe sigurinë e jetës së qetë të njerzve.

Më 08.10.2025, Oda për Sigurim Privat shënoi 25 vjetorin e realizimit të autorizimeve publike në sigurimin privat në vendin tonë dhe u etablua si simbol i pjekurisë, besimit dhe mbrojtës së profesionit.

Me këtë rast, në një ceremoni modeste, u ndanë mirënjohje ekspertëve, profesionistëve dhe institucioneve që kanë ndihmuar dhe mbështetur për 25 vjet trajektoren e zhvillimit në lëminë, sigurim privat, me punën dhe ekspertizën e tyre,kanë ofruar mbështetje të vazhdueshme për përparimin e kësaj lëmie specifike me autorizime publike.

Si shenjë mirënjohjeje të sinqertë me rastin e 25-vjetorit, anëtarëve të Odës iu ndanë pllaketa dhe certifikata për kryerjen me sukses të punës në sigurimin privat dhe investimin në mbrojtjen dhe avancimin në punë, profesionalizmin dhe mbrojtjen e profesionit.

Kompanitë anëtare të Odës kanë mbështetur idetë vizionare të saj për 25 vjet dhe në mënyrë proactive marin pjesë në të gjitha aktivitetet, gjë që është një faktor vendimtar për zhvillimin e mëtejshëm.

Të gjithë ne së bashku, përmes debatit të frytshëm dhe kreativ, me sukses kalojmë kufijtë e interesave individuale, në shërbim të sigurisë së qytetarëve dhe komunitetit.

Leave a Reply