Më datë 31.10.2024 në stacionin policor Bit Pazar, në Shkup, u organizua takim pune në mes të ushtruesve të veprimtaris të sigurimit privat, të cilët punojnë në territorin e SVR Shkup, përfaqësues nga Komisioni për mbikëqyrje dhe kontroll, në MPB, përfaqësues nga Departamenti i Punëve të Brendshme Shkup dhe Odës së Sigurisë Private.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të rreth 30 persona juridik të sigurimit privat për shërbime të
sigurisë fizike dhe teknike dhe persona juridik me siguri për nevojat e tyre. Qëllimi i takimit ishte
vendosja e komunikimit të drejtpërdrejtë në mes kryerësve të aktivitetit dhe zyrtarëve policorë në
territorin e SPB Shkup në funksion të bashkëpunimit dhe koordinimit cilësor, me qëllim të kryerjes së
sigurimit privat profesional.