03-04.09.2024 – TRAJNIM PËR GRATË PËR UDHËHEQJE DHE MENAXHIM NË SIGURIIMIN PRIVAT

Në datat 3 dhe 4 shtator, Oda zhvilloi për herë të parë një Trajnim të specializuar për Lidership dhe Menaxhimi për gratë në sigurinë private.

20 gra të punësuara në sigurinë private patën mundësinë të fitojnë njohuri nëpërmjet teorisë dhe ushtrimeve në fushat: funksionet e menaxhimit, stilet e lidershipit, komunikimi, ndërtimi i vetëbesimit, menaxhimi i kohës përmes matricës "Urgjente e rëndësishme", diskriminimi gjinor, ngacmimi dhe dhuna në vendin e punës, financat dhe teknologjitë dixhitale, etj. Ne zhvilluam gjithashtu një ushtrim për analizën personale SWAT, komunikim efektiv, pohime për besimin personal, etj.

Besojmë se këto gra të punësuara në sigurimin privat kanë forcuar aftësitë e tyre dhe do ta zbatojnë atë që kanë mësuar në jetën e tyre profesionale dhe private.

Ky trajnim është pjesë e projektit “Forcimi i grave për lidership dhe menaxhim në sigurinë private- Flutur” për të cilin Oda ka marrë grant në kuadër të projektit të USAID-it për Maqedoninë e Veriut “Projekti Organizata për Mbështetje të Biznesit-Champions”, i cili zbatohet nga Strategic Development Consulting.

Leave a Reply