Politika për barazi gjinore është pjesë e projektit “Forcimi i grave në lidership dhe menaxhim në sigurimin privat – FLUTURA”, për të cilin oda ka marrë grant në kuadër të projektit “Aktiviteti për fuqizimin e ekosistemin afarist ” Business Support Organizations – Champions Project), i cili implementohet nga Strategic Development Consulting financuar nga USAID Maqedonia e Veriut.
Politika për barazinë gjinore synon të vendosë një sistem parimesh të përgjithshme sipas të cilave personat juridikë që kryejnë sigurimin privat do të udhëhiqen në ndërtimin e një mjedisi të barabartë gjinor në sigurimin privat dhe në miratimin e rregullave, masave, sjelljeve dhe praktikave të brendshme që do të garantojnë mundësi të barabarta dhe trajtim të barabartë të grave dhe burrave në sigurimin privat.
Për herë të parë në sigurimin privat përcaktohen termat e mëposhtëm: diskriminim në vendin e punës bazuar në gjini; mundësi të barabarta për gratë dhe burrat në sigurimin privat; Trajtim i barabartë; Ngacmimi me bazë gjinore dhe akcioni pozitiv.
Masat për barazinë gjinore janë: krijimi i një atmosfere pune me mundësi të barabarta; trajtim të barabartë të të gjithë punonjësve dhe kandidatëve për punësim në procesin e rekrutimit dhe përzgjedhjes si dhe në procesin e avancimit; ekuilibër ndërmjet punës dhe jetës private/familjare; parimi "paga e barabartë për punë të barabartë"; akses të barabartë në trajnime profesionale, trajnime dhe zhvillim profesional në mënyrë të barabartë për të gjithë punonjësit, etj.
Krijimi i një adrese të re emaili: raportoni diskriminimin tek personi juridik.
Ambasadorët e barazisë gjinore.
Kompani me praktikat më të mira për barazinë gjinore.