Aktiviteti ynë i ri është projekti ”Flutura-fuqizimi i grave për udhëheqje dhe menaxhim në sigurimin
privat”.
Me shumë entuziazëm dhe përgjegjësi, ne do të krijojmë politikë për barazinë gjinore në sigurimin
privat; ne do të krijojmë një program trajnimi për menaxhim dhe udhëheqje për gratë në sigurimin
privat; do të trajnojmë 40 gra në menaxhim dhe udhëheqje; do të përzgjedhim ambasadorë për
barazinë gjinore në sigurimin privat dhe shumë aktivitete të tjera.
Ky projekt ka marrë grant nga USAID North Macedonia , në kuadër të projektit “Aktiviteti për
forcimin e ekosistemit të biznesit” i implementuar nga Strategic Development Consulting.
Më datë 26.04.2024 u ndanë zyrtarisht dhe certifikatat për 4 organizatat/grantuesit, dhe në kuadër
të manifestimit “Afirmimi i potencialit femëror në biznes”, ndër të tjera u mbajt panel diskutimi për
prezantimin e projekteve.
Është një përgjegjësi e madhe për të investuar në forcimin e potencialit të grave në sigurimin privat
dhe për të adresuar në mënyrë adekuate të gjitha sfidat, me qëllimin përfundimtar për të
kontribuar në përparimin në kompanitë e sigurimit privat.